Vështrime

E dyta “gjithçka që duhet” e Mario Draghit

Duke vepruar me kaq forcë, Draghi shpreson t’i ndryshojë pritjet dhe në këtë mënyrë, sjelljen e punëdhënësve, punëtorëve dhe konsumatorëve

Të jesh kryeministër i Italisë do të thotë të kesh një nga punët më të këqija në botë. Për të parafrazuar filozofin anglez, Thomas Hobbes, jeta në këtë post është zakonisht e keqe, brutale dhe e shkurtër. Shumë e shkurtër, në fakt: Që kur Angela Merkel u bë kancelare e Gjermanisë në vitin 2005, ajo ka përcjellë tetë homologë të ndryshëm italianë.

Nuk është për t'u habitur që udhëheqësit italianë arrijnë pak sukses në kushte të tilla. Në kohën kur goditi kriza COVID-19, Prodhimi i Brendshëm Bruto në Gjermani ishte rritur me 20 për qind qëkur Merkeli mori detyrën, ndërsa Italia kishte rënë me 4 për qind gjatë së njëjtës periudhë.