Vështrime

Ringjallja e Minishengenit, gjeometria variable dhe konsistenca e “marrokut”

1. Gjeometria variable në Evropë

Sado që të flitet sot për orvatjet e Bashkimit Evropian për të qenë një entitet i vetëm përballë sfidave të superfuqive globale, shumëkush do të kujtojë se në origjinën e tij, pak vjet mbas Luftës së Dytë Botërore, ai ishte një projekt për të siguruar paqen brenda Evropës.