Vështrime

Stili kinez i të dhënave private

Kina sapo ka miratuar një ligj të rëndësishëm për privatësinë e të dhënave. Frymëzuar nga Rregullorja e Përgjithshme e Bashkimit Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave, Ligji i Kinës për Mbrojtjen e Informacionit Personal (PIPL) përfshin një grup rregullash të gjera që rregullojnë mënyrën se si kompanitë e teknologjisë trajtojnë të dhënat e përdoruesve. Dhe, sipërfaqësisht duket mjaft strikt: në fakt, “Wall Street Journal” e përshëndeti PIPL-in si “një nga ligjet më të rrepta në botë për privatësinë e të dhënave”. Por, ndoshta do të bëjë më pak për të mbrojtur përdoruesit kinezë, sesa beson shumëkush, dhe madje mund të thellojë më tej dominimin e gjigantëve aktualë të teknologjisë në Kinë.

Për të qenë të sigurt, PIPL-i përfaqëson një hap të parë të rëndësishëm drejt mbrojtjes së privatësisë së qytetarëve kinezë. U jep rregullatorëve një grup të ri armësh për t’u përdorur në luftën e tyre kundër firmave të fuqishme të teknologjisë kineze; kufizon aftësinë e kompanive për t'u përfshirë në diskriminimin algoritmik të çmimeve; forcon rregullat për transferimin e të dhënave ndërkufitare; dhe imponon ngarkesa shtesë të pajtueshmërisë për firmat e mëdha të teknologjisë që konsiderohen “portierë”.