Vështrime

Homo sapiens për homo solidarietatis apo homo economicus

Homo sapiens për homo solidarietatis apo homo economicus

Cili është ndikimi i politikave të qeverisë kundër pandemisë COVID-19?

Në librin doktrina e shokut e autores Naomi Klein “The Shock Doctrine: The Rise of Disaster Capitalism” (2007), ndër tjera, konkludohet se njerëzit menaxhohen në bazë të gjendjes së rënduar psikike apo panikut të shkaktuar nga fatkeqësitë natyrore, armët kimike dhe biologjike, sëmundjet infektive dhe të ngjashme.

Doktrina e shokut funksionoi siç duhet në fillim të viteve '90, për të vazhduar me konfliktet në Lindjen e Mesme, kur u deklarua gjerësisht se kërcënimi i armëve kimike ishte një kërcënim për njerëzimin, ashtu si tsunamët apo uraganet u përdorën në Lindjen e Largët për të blerë prona të shtrenjta me çmime fraksionale, nga frika se tsunami do të godasë përsëri. Në kuptimin ekonomik, karakteristikat e doktrinës së shokut përfshijnë përfundimin e kontrolleve të çmimeve, privatizimin e njësive publike dhe liberalizimin e tregut.