Vështrime

Strategjia e frenimit bashkëpunues e Bidenit

Pas lajmit se presidenti amerikan, Joe Biden, dhe presidenti kinez, Xi Jinping, biseduan me telefon më 9 shtator, ka pasur shumë spekulime për atë që të dy diskutuan. Bideni ka mohuar raportet se Xi hodhi poshtë një samit të propozuar dhe zëdhënësi i Qeverisë kineze ka thënë vetëm se të dyja palët “ranë dakord të mbajnë kontakte të rregullta me mjete të ndryshme”.

Megjithatë, është e qartë se administrata e Bidenit po kërkon një marrëdhënie që menaxhon, nëse nuk zgjidh, fushat e divergjencës, duke mundësuar koordinimin apo edhe bashkëpunimin në fushat me interes të përbashkët. Por kinezët duket se janë të vendosur ta lidhin çdo bashkëpunim të tillë me koncesionet e SHBA-së. Sipas burimeve kineze, Xi e përdori thirrjen për të përsëritur kushtëzimin e hapur që i dërguari amerikan për klimën, John Kerry, hasi gjatë vizitës së tij të fundit në Kinë: Amerika nuk mund të presë bashkëpunim nga Kina nëse nuk “respekton interesat thelbësore të Kinës”.