Vështrime

Përgjegjësi e përbashkët për një të ardhme të përbashkët evropiane

Kolumne e përbashkët nga Tomáš Szunyog, Shef i Zyrës së BE-së/Përfaqësues Special i BE-së në Kosovë, si dhe Minca Benedejčič, Ambasadore e Republikës së Sllovenisë në Republikën e Kosovës, në lidhje me Samitin e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor në Brdo, mbajtur më 6 tetor 2021.

Sot në Brdo pri Kranju në Slloveni, udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe Shteteve Anëtare të tij, si dhe homologët e tyre nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, janë mbledhur për të demonstruar angazhimin e tyre drejt ndërtimit të një të ardhmeje më të mirë të përbashkët. Bashkimi Evropian, në Deklaratën e Brdos, riafirmoi mbështetjen e tij të qartë për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, si dhe përshëndeti angazhimin e partnerëve të Ballkanit Perëndimor në perspektivën evropiane, gjë që është në interesin tonë të përbashkët strategjik. Bashkimi Evropian rikonfirmoi angazhimin e tij ndaj procesit të zgjerimit, bazuar në reformat nga partnerët, si dhe respektimin e demokracisë, të drejtave dhe vlerave themelore dhe sundimit të ligjit. Ne ndajmë një histori dhe kulturë të përbashkët, ndërsa së bashku, jemi përgjegjës për një të ardhme të përbashkët të një Evrope të bashkuar. Prandaj, duhet ta vëmë në veprim vizionin: një vizion të së ardhmes të ndërtuar mbi paqe e prosperitet.