Vështrime

Katër alarmet e Putinit në Evropë

Çdoherë që dikush pretendon ta shtrijë Perëndimin në tërë Evropën, aty është Rusia për të treguar se nuk bën, gjegjësisht se nuk bëhet gjë pa të

1.

Nëse Evropa shikohet nga zyra e Vladimir Putinit, në të është një territor i madh, fillimisht hapësira “post-sovjetike” e tash gjithnjë e më shumë si hapësirë e “botës ruse”, pastaj një territor më i vogël i quajtur Ballkan Perëndimor, pastaj një territor i madh i quajtur BE, po aty dikur ishte edhe Britania e Madhe, por prej kohës së Josif Visarionoviç Xhugashvilit, të njohur si Stalin, ky “ishull” ishte gjithsesi Perëndim - madje me shumë peshë - por jo aq edhe Evropë.