Vështrime

Kina la shenjë më 2021, është nikoqire e Olimpiadës më 2022

“Dhe unë mendoj se nëse ata nuk ishin të bindur më parë, të gjithë janë të bindur tani se të paktën në periudhën afatshkurtër dhe afatmesme për marrëdhëniet SHBA-Kinë, perspektiva është pesimiste. Të dyja palët, ndërkohë që po godasin me snajper njëra-tjetrën, në thelb po përpiqen që marrëdhënia të mos përkeqësohet dhe ky është bërë qëllimi - qëllimi nuk është të përmirësohen marrëdhëniet, por të mos përkeqësohet”, shkruan Mortisugu, drejtor i AP-së për Kinën

Kina ishte një nga historitë më të mëdha të vitit 2021 – nga planet e saj për të organizuar Lojërat Olimpike Dimërore të 2022-s, pavarësisht kritikave për të dhënat e saj të të drejtave të njeriut në rajonin e Xinjiang, Tibet dhe Hong-Kong, deri te pyetjet se si do të përdorte fuqinë e saj ekonomike në një botë të ekuilibruar delikate. Për të mos përmendur çështjen gjithmonë relevante se si ajo merret me Shtetet e Bashkuara të Amerikës - këtë vit, nën presidentin e ri, Joe Biden.

Në vitin 2021, Partia Komuniste në pushtet e rishikoi zyrtarisht historinë për herë të tretë në ekzistencën e saj, duke e ngritur liderin Xi Jinping në një nivel krahas vetëm me Mao Ce Dunin, themeluesi i republikës popullore, dhe arkitektit të “reformës dhe hapjes”, Deng Xiaoping. Kjo ia mundëson të qëndrojë në pushtet edhe më gjatë – por a e nderon politikisht dhe a e bën të paqortueshëm?