Vështrime

Roleta e Goethes

Një kalendar për njerëz të lirë

1.

Këtë 21 dhjetorin e kaluar ishte dita më e shkurtër e vitit dhe prej datës 22 filloi zgjatja e ditës, zgjatja e kohës me dritë. Nuk ka pasur gjë të jashtëzakonshme këtë 21 dhjetor krahasuar me ndonjë vit tjetër. Kjo ngjarje ndodh çdo vit e megjithatë ndonëse ndodh kështu, i përkujtojmë vetes çdo vit se ekziston një kufi mes natës më të gjatë dhe momentit kur fillojmë të kalojmë në ditët me më shumë dritë. Është një moment i veçantë, solstici dimëror, aq i veçantë sa e shënojmë në letër e mendje. Është aq i veçantë sa bën pjesë në inspirimin për metaforën kolektive për dritën dhe terrin.