Vështrime

Mekanizmat ligjorë kundër arbitraritetit dhe abuzimi i autoritetit publik

Shpërdorimi i pushtetit dhe i pozitës zyrtare që shpie në korrupsion është shndërruar në krim të zakonshëm.

Edhe pse hyn në kategorinë e veprave penale, “popullariteti” i abuzimit të detyrës zyrtare ka gjetur terren të përshtatshëm në shumë institucione. Kjo për shkak të mosndëshkueshmërisë, joefektivitetit të sistemit të kontrollit dhe mungesës së llogaridhënies.