Vështrime

Inflacioni evropian nuk është inflacion amerikan

Pra, nuk duhet të jetë çudi që fuqia punëtore e Evropës para pandemisë mbeti kryesisht e paprekur pasi të mbaronte më e keqja. Politikëbërësit amerikanë, në të kundërtën, ende po pyesin se çfarë e shkaktoi zhdukjen e 2.7 milionë punëtorëve gjatë krizës dhe si të shmangen pengesat e shumta në një ekonomi ku mbingarkesa e kërkesës bashkëjeton me kufizimet e ofertës

Çmimet e konsumit në Eurozonë u rritën me 5% nga viti në vit në dhjetor, ndërsa numri i kërkimeve në Google për “inflacion” është rritur së fundmi trefish në Gjermani dhe dhjetëfish në Francë. Pra, në shikim të parë, është e vështirë të shmanget përshtypja se Evropa - si Shtetet e Bashkuara, ku rritja vjetore e çmimeve ka arritur në 7% - do ta ketë të vështirë të zbusë dragoin e inflacionit.

Pasi hodhi poshtë shqetësimet për rritjen e çmimeve për një kohë të gjatë me arsyetimin se rreziku kryesor ishte deflacioni, Banka Qendrore Evropiane, ashtu si Rezerva Federale e SHBA-së, tani është në mbrojtje. Kritikët akuzojnë BQE-në se qëndron në mënyrë të rrezikshme pas ngritjes së inflacionit dhe se ka neglizhuar mandatin e saj kryesor: të sigurojë stabilitetin e çmimeve. Disa pretendojnë se, pas vitesh, lehtësimi sasior aventuresk, ka ardhur dita e llogarisë.