Vështrime

Ëndrra cariste

1. Dilema e Çerçilit për “Rusinë enigmatike” mbetet aktuale edhe sot. Atje, brenda një shekulli, u ndërruan tri regjime, por asnjëherë mentaliteti imperialist rus. Autokracia hegjemoniste mbeti modeli i saj qeverisës. Ajo nuk mësoi nga historia, sepse secili regjim përsëriste gabimin fatal të pararendësit. Apetitet hegjemoniste për të pushtuar shtete të huaja me popullatë joruse riciklonin betejat e reja të humbura të historisë me gjeografinë.

2. Ndoshta regjimi i sotëm rus ende nuk është si ai i Koresë së Veriut, por është më i ekskomunikuari botërisht si asnjëherë më parë. I izoluar diplomatikisht, i urryer botërisht, i dobësuar ekonomikisht, i inkriminuar penalisht për krime lufte, i kritikuar brenda dhe i mbyllur jashtë, ai e shpiu Rusinë në rrugën e vetëshkatërrimit.