Vështrime

Kundër të pushtetshmëve, në krah të viktimave

Në korrik të vitit të kaluar Annalena Baerbock gjendej në situatë të mjerë politike. Ishte kandidate e të gjelbërve gjermanë për kancelare gjermane, por fushata kishte ngecur, sepse mediat gjermane kishin zbuluar se Baerbock kishte kopjuar për të shkruar një libër. Në kolumnën e botuar te “Koha Ditore” më 6 korrik 2021 nënvizoja: “Zonja Baerbock gjendet para një tribunali publik. Çdo ditë zbulohen detaje të reja. Çdo ditë shfaqen akuza të reja. Baerbock duket se ka marrë paragrafë të tërë nga mediat dhe i ka futur në libër. Po ashtu, me gjasë ka kopjuar edhe nga studimet dhe punimet e institucioneve të ndryshme dhe nga qëndrimet e partisë – pa deklaruar hapur se ku i ka marrë citatet”.

Annalena Baerbock ka sjellë një frymë të re në politikën e jashtme gjermane. Kudo ku flet – nga Kosova në New York, nga kufiri me Ukrainën në Berlin – ajo dëshmon se politika duhet të jetë diçka më shumë se disa fraza të thata

Në korrik të vitit të kaluar Annalena Baerbock gjendej në situatë të mjerë politike. Ishte kandidate e të gjelbërve gjermanë për kancelare gjermane, por fushata kishte ngecur, sepse mediat gjermane kishin zbuluar se Baerbock kishte kopjuar për të shkruar një libër. Në kolumnën e botuar te “Koha Ditore” më 6 korrik 2021 nënvizoja: “Zonja Baerbock gjendet para një tribunali publik. Çdo ditë zbulohen detaje të reja. Çdo ditë shfaqen akuza të reja. Baerbock duket se ka marrë paragrafë të tërë nga mediat dhe i ka futur në libër. Po ashtu, me gjasë ka kopjuar edhe nga studimet dhe punimet e institucioneve të ndryshme dhe nga qëndrimet e partisë – pa deklaruar hapur se ku i ka marrë citatet”.

Në anketa popullariteti i saj u përmbys: prej njërës nga politikanet më të popullarizuara, te njëra nga politikanët më të jopopullarizuar. Sikur të mos e kishte shkruar librin e diskutueshëm, Baerbock ndoshta sot do të ishte kancelare gjermane. Në zgjedhjet gjermane të mbajtura në fund të shtatorit 2021, të gjelbrit u renditën si partia e tretë, pas kristiandemokratëve. Të parët, befasisht, dolën socialdemokratët – dhe kandidati i tyre për kancelar, Olaf Scholz, u bë kancelar. Baerbock u zgjodh ministre e Jashtme në koalicionin mes socialdemokratëve, të gjelbërve dhe liberalëve. Në historinë 151-vjeçare të Ministrisë së Jashtme gjermane ajo është gruaja e parë në këtë post.