Vështrime

Testi i Twitterit të Elon Musk-ut

Rregullatorët, studiuesit dhe publiku do të jenë në gjendje të shikojnë nën kapuç se si funksionojnë platformat e mëdha – dhe do të shqyrtojnë me kujdes nëse ato favorizojnë njërën anë të një debati politik mbi një tjetër

Me Elon Musk-un të vendosur për ta blerë Twitterin për 44 miliardë dollarë, analistët po përpiqen të kuptojnë se çfarë do të thotë për platformën “absolutizmi i fjalës së lirë” i përkrahur nga personi më i pasur në botë. Mirëpo parimi mund të nxisë kokëdhimbje edhe për vetë Muskun.

Me Bashkimin Evropian dhe Mbretërinë e Bashkuar gati për të miratuar ligje që synojnë t'i bëjnë mediat sociale më të sigurta dhe më të përgjegjshme, Musk me sa duket ka zgjedhur kohë të keqe për të rikthyer moderimin e përmbajtjes në Twitter. Në fakt, pavarësisht kërcënimeve të zyrtarëve, Musk do të jetë në gjendje të heqë kufizimet e përmbajtjes së platformës në emër të fjalës së lirë, nëse kjo është ajo që ai dëshiron të bëjë. Mirëpo mund të rimendojë sapo të kuptojë se kjo liri së shpejti do të nënkuptojë përgjegjësi më të madhe.