Vështrime

Indiferentë derisa punëtorët e Indisë po digjen

Qeveria në thelb po i lë njerëzit të kujdesen për vetveten në një tragjedi të parashikueshme. Dhe parashikon investime të vazhdueshme në lëndët djegëse fosile për dekadat e ardhshme. “Nëna Natyrë është vetëm kimi, biologji dhe fizikë. Kjo është gjithçka që ajo është”, ka thënë ambientalisti Robert Watson. "Nëna Natyrë, gjithmonë godet e fundit, dhe ajo godet një mijë herë”. Qeveritë duhet ta njohin këtë të vërtetë themelore. Por nëse valët rekord të të nxehtit nuk mund t'i bindin ata, nuk është e lehtë të shihet se çfarë do të bëjë

Nju-Delhi - Romani fantastiko-shkencor i Kim Stanley Robinsonit, “Ministria për të ardhmen” fillon me një përshkrim të ashpër të një vale të madhe të nxehti në një qytet verior të Indisë që vret miliona njerëz. Romani është vendosur disa dekada në të ardhmen. Por me njerëzit në të gjithë Indinë veriore dhe qendrore dhe Pakistanin që vuajnë një valë të pashembullt të të nxehtit që nga fundi i marsit, duket tmerrësisht aktuale.

Në prill, zakonisht një kohë e motit të pranverës së vonë me temperatura mesatare maksimale prej më së shumti 35 shkallë celsius, temperaturat e ditës në Nju-Delhi kaluan 46 shkallë celsius. Temperaturat në shumë vende në rajon kanë lëvizur rreth 45 shkallë celsius për dy muaj, duke arritur në 49 shkallë celsius në Jacobabad, Pakistan, më 30 prill dhe 47,2 shkallë celsius në Banda në Indinë qendrore. Ky ishte moti më i nxehtë i prillit në të paktën 120 vjet.