Vështrime

Kur Zvicra ishte e varfër

Në shekullin e 19-të shumë njerëz në Zvicër vuanin nga uria. Mijëra të tillë kishin vetëm një cak: Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Atje disa gjetën parajsën, të tjerët u kthyen të dëshpëruar. Fate mërgimtarësh, gati të ngjashme me shumë histori shqiptarësh

Perandori Jozefi i Dytë pasi e kishte dëgjuar dhe parë operën “Rrëmbimi nga Saraji”, i kishte thënë Wolfgang Amadeus Mozartit: “Jashtëzakonisht shumë nota, i dashur Mozart”. Mozarti ishte përgjigjur: “Lartmadhëri, aq nota sa janë të domosdoshme”.

Historia ka shumë nota.