Vështrime

Rusët që po largohen

Pas Luftës së Dytë Botërore, pjesa më e madhe e emigrantëve polakë shkuan në Londër, por ruajtën ndjenjën e posesivitetit ndaj asaj që kishin humbur. Shumë folën për “Lwów-i-Wilno”, ashtu siç rusët këmbëngulin ende për “Krymnash” ("Krimeja jonë"). Kushdo që pranonte se kufiri lindor i Polonisë shtrihej në lumin Bug, konsiderohej tradhtar

Në diskutimin më të gjerë rreth luftës së Rusisë ndaj Ukrainës, elementi i rëndësishëm por i anashkaluar është eksodi i rusëve nga atdheu i tyre. Megjithëse është e pamundur të përcaktohen përmasat e kësaj dukurie, ne mund të presim që fluksi të vazhdojë, veçanërisht nëse SHBA-ja ndjek politikën për të joshur specialistë shumë të aftë dhe për të mbështetur ikjen e trurit rus, siç ka propozuar presidenti Joe Biden.

Diaspora ruse mund të jetë partner kyç në ndërtimin e Rusisë së re, pasi Vladimir Putini të largohet nga pushteti. Por emigrantët nuk mund të llogarisin në pritje të ngrohtë në Evropë, ku pakënaqësia edhe kundër “rusëve të zakonshëm” tashmë është e përhapur.