Vështrime

11 nobelistët e Ballkanit

1. Nga Lubjana në Graz: Friderik Pregl - çmimi “Nobel” për kimi, 1923

Luftërat me shumë viktima në Ballkan, njëherë vetoja greke, pastaj vetoja bullgare, korrupsioni e ndikimi i grupeve mafioze në politikë e kanë dëmtuar imazhin e rajonit në botë. Por Ballkani ka edhe një anë tjetër: atë të dijes, kulturës, humanizmit - shembull për këtë janë 11 nobelistë

1. Nga Lubjana në Graz: Friderik Pregl - çmimi “Nobel” për kimi, 1923

Pregl u lind në vitin 1869 në Lubjanë, që atëbotë njihej me toponimin gjerman Laibach. Studioi në Graz të Austrisë, ku kaloi pjesën më të madhe të jetës dhe karrierës. Vdiq në vitin 1930. Në Lubjanë emrin e tij e bart një shesh, në Graz një institut në universitet. Ai u nderua me çmimin “Nobel” për mikroanalizën e substancave organike.