Vështrime

Propaganda ruse në botë jashtëzakonisht e suksesshme për shkak të ndjenjave antiperëndimore

Ne jetojmë në një ambient ku dominojnë kultura dhe standardet perëndimore, që kanë për bazë edhe lirinë e mediave dhe qasje në burime të ndryshme.

Prandaj edhe kemi përshtypjen se e tërë bota është në anën e Ukrainës, e cila është në anën e drejtë.

Por e vërteta e hidhur është se Rusia me shumë sukses në vendet e ndryshme të botës, sidomos në Lindjen e Mesme, i ka përdorur ndjenjat antiperëndimore për të bërë propagandë se në Ukrainë po lufton kundër “imperializmit amerikan dhe perëndimor”. E vërteta është se shumica e vendeve të botës nuk i kanë shpallur sanksione Rusisë

Ne jetojmë në një ambient ku dominojnë kultura dhe standardet perëndimore, që kanë për bazë edhe lirinë e mediave dhe qasje në burime të ndryshme. Prandaj edhe kemi përshtypjen se e tërë bota është në anën e Ukrainës, e cila është në anën e drejtë. Por e vërteta e hidhur është se Rusia me shumë sukses në vendet e ndryshme të botës, sidomos në Lindjen e Mesme, i ka përdorur ndjenjat antiperëndimore për të bërë propagandë se në Ukrainë po lufton kundër “imperializmit amerikan dhe perëndimor”. E vërteta është se shumica e vendeve të botës nuk i kanë shpallur sanksione Rusisë

Lufta në Ukrainë dhe propaganda që Rusia po e vazhdon gjatë kësaj lufte ka dëshmuar edhe një herë se propaganda më e thjeshtë e ka edhe suksesin më të madh. Dikush do të thoshte se janë dëshmuar si të pabaza dhe qesharake të gjitha arsyetimet e Rusisë për agresionin ndaj Ukrainës. Prej atyre se atje është një “qeveri fashiste” dhe duhet “denazifikuar këtë shtet” e deri tek ato se “Rusia nuk ka bërë asnjë krim”. Por realiteti është më i zymtë nëse shikohet në kontekstin global. Ka shumë shtete që ose janë në anën e Rusisë në mënyrë të hapur, ose janë kinse neutrale, e që në praktikë në këtë rast do të thotë se janë në anën e Rusisë.

Realiteti global është se nuk janë të gjitha shtetet dhe shoqëritë në botë demokraci. Dhe nuk ka në të gjitha shtetet media të lira, analistë mirë të informuar, të paanshëm, burime të ndryshme të informacionit që mund edhe të verifikohen. Në shoqëritë e tilla depërton më vështirë e vërteta e ajo është vetëm një: Rusia ka bërë agresion në Ukrainë dhe është duke kryer krime të tmerrshme ndaj popullit të atij shteti. Por sa ka depërtuar kjo e vërtetë në botë është një pyetje në të cilën përgjigjja nuk është ajo që perëndimi do të donte.