Vështrime

Putini mbështet miqtë e tij në Ballkan, për ta ndihmuar në luftën e Ukrainës

Putini mbështet miqtë e tij në Ballkan, për ta ndihmuar në luftën e Ukrainës

E bashkuar në një ndjenjë viktimizimi, Rusia ka një aleat në grupet serbe të ekstremit të djathtë. Perëndimi i nënvlerëson ata.

Unë punoj në uebsajtin e gazetarisë hulumtuese “Bellingcat”, ku drejtoj projektin tonë duke përdorur metoda kërkimore me burim të hapur për të monitoruar të djathtën ekstreme në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Në Ballkan, ne po shohim sesi skajet e ekstremit të djathtë të Serbisë po forcojnë pushtimin e përgjakshëm të Ukrainës nga Rusia. Këto grupe nuk po ndihmojnë vetëm për t’i ndezur flakët në mbështetje të luftës së Rusisë, ato po marrin gjithashtu ndihmën ruse për ta shtyrë agjendën e tyre të rrezikshme në një pjesë tashmë të përçarë të Evropës.