Vështrime

(Pa)fuqia e grave në tregun e punës

Gratë kanë vështirësi në gjetjen e një pune. Gjuha diskriminuese, por edhe përvoja dhe kushtet që vendosen në konkurse shihen si disa nga pengesat për punësim të grave. Diskriminimi vazhdon edhe gjatë procesit të punësimit. Të dhënat tregojnë se gratë, edhe pse kryejnë punën e njëjtë si burrat, paguhen më pak për punën që bëjnë

“Punët e grave nuk kryhen kurrë”, është një frazë që na ka përcjellë si shoqëri, e që ilustron më së miri se sa ato janë të angazhuara me punët brenda shtëpisë. Por, këto punë që iu imponuan nga patriarkalizmi, e po përcillen brez pas brezi si “përgjegjësi”, po i mbajnë gratë edhe larg tregut të punës.

Këtë e tregojnë edhe shifrat, sipas të cilave, pjesëmarrja e tyre në tregun e punës është në nivelin më të ulët në rajon.