Vështrime

Rrëfimi i marinarit portugez për Kosovën dhe betejat e saj të papërfunduara

1.

Mund të vijë koha për institutet “Vuk Karaxhiq” në Ballkan e Evropë, duke përfshirë edhe një në Prishtinë...

1.

Është një pjesë në “Vragat e jetës”, autobiografi e Vuk Drashkoviqit, shkrimtarit dhe liderit politik (kryesisht opozitar) serb, që më ka lënë përshtypje si fragment që e përmbledh bukur shumë kompleksitetin e problemit të Kosovës nga perspektiva e Serbisë dhe popullit serb në tërësi. Fragmenti përshkruan ritualin e përnatshëm të fëmijërisë së Drashkoviqit në Hercegovinën lindore, ku gratë me lahutë këndojnë këngët, të njëjta çdo natë, për betejën e Kosovës. Dhe ndonëse kjo ndodh çdo natë e për çdo gjeneratë para tij dhe të atyre që do të vijnë pas tij, këngëtarja me lahutë do të lëshojë pika loti, ndërsa nën përcjelljen e trishtësisë së lahutës përcjell vdekjen e Knez Llazarit në Betejën e Fushë-Kosovës nga dora e ushtrisë osmane.