Vështrime

Implanti i rrafshit të tretë të pushtetit

“Vështrim i plotë”, rrëfimi i një kompetence që nuk thotë gjë

1.

Rrethi vicioz i krijuar rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk zgjidhet me ofrimin e draft-statutit brenda kontekstit të “obligimit”. Ilustrim është Draft-statuti i FES-it, i cili u përpoq në formë mekanike të përmbledhë në një dokument Marrëveshjen e 2013-s, Aktgjykimin e Kushtetueses për parimet e Asociacionit të vitit 2015 dhe kornizën ligjore të Kosovës. Ndonëse me kujdes të madh dhe me punë të detajuar, u prodhua një draft-statut i cili mund të përligjë rrafshin e tretë të pushtetit në Kosovë.