Vështrime

Çfarë sinjale dërgon Erdoani me kabinetin e ri?

Sylejman Sojlu nuk e ka kursyer veten në mbrojtje të Rexhep Taip Erdoanit. Gjatë fushatës elektorale, Erdoan shpeshherë ka përdorur fjalor të ashpër kundër oponentëve politikë. Por ka qenë Sojlu që ia kalonte presidentit me retorikë agresive.

Ministrat që ishin më të zëshëm në mbrojtje të Erdoanit, tani nuk kanë më vend në kabinet. Ministër i Financave do të jetë një ekspert me përvojë ndërkombëtare. Diplomacinë do ta drejtojë shefi i deritanishëm i shërbimit sekret. E në krye të shërbimit sekret do të jetë këshilltari i deritanishëm kryesor i Erdoanit

Sylejman Sojlu nuk e ka kursyer veten në mbrojtje të Rexhep Taip Erdoanit. Gjatë fushatës elektorale, Erdoan shpeshherë ka përdorur fjalor të ashpër kundër oponentëve politikë. Por ka qenë Sojlu që ia kalonte presidentit me retorikë agresive.

Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të majit, ministri i Brendshëm Sojlu i quajti “përpjekje për puç nga ana e Perëndimit”. Pas një atentati në Stamboll në nëntor të vitit të kaluar, Sojlu tha: “Nuk i pranojmë ngushëllimet nga ana e ambasadorit amerikan, i hedhim poshtë ato”. Ai akuzoi SHBA-të për përkrahje të luftëtarëve kurdë në veri të Sirisë. Sojlu ishte ndër njerëzit më të besueshëm të presidentit Erdoan. Por duket se gara e tij për të qenë mbrojtësi më i zëshëm i presidentit nuk iu shpagua. Në kabinetin e ri të qeverisë së presidentit Erdoan mungon Sylejman Sojlu. Ai do të jetë vetëm deputet. Pra, njëri nga njerëzit më të fuqishëm të deritanishëm në krah të Erdoanit do të politizojë në parlamentin me kompetenca të reduktuara. Në vend të Sojlu, ministër i ri i punëve të Brendshme do të jetë Ali Jerlikaja, deri më tani guvernator i Stambollit dhe disa krahinave të vogla. Mbetet të shihet nëse me këtë emërim do të ndalet paksa represioni kundër zërave kritikë në Turqi. Ka gjasa që Sojlu është larguar nga Erdoani, për shkak se ishte tepër ambicioz dhe mund të jetë parë si rival për të ardhmen.