Vështrime

Kosova nuk ekziston si mit serb, por si shtet sovran

Kosova nuk ekziston si mit serb, por si shtet sovran

Është interesante se sa më pak që Kosova është serbe, aq më tepër është shpallë vend i shenjtë. Sot kur Serbia shprehimisht nuk ka asnjë lidhje me Kosovën, ajo për nacionalistët është më e shenjtë se edhe Jerusalemi.

Me dekada dëgjojmë nga propaganda serbomadhe histori të rreme dhe të sajuara për “Kosovën e shenjtë”.

Kjo retorikë mori vrull në fillim të viteve ’90, kurse kulmi i saj dhe përshkallëzimi i një fjalori kaq të thelluar ndodhi pas ardhjes në pushtet të serbëve profesionistë dhe nacionalistëve të pamaskuar në Beograd në vitin 2012.