Vështrime

Një dasmë serbe në Prizren

A është shenjë normaliteti apo vepër subversive ecja e dashuruar e dy serbëve në Shatërvan, një përputhje e mendimit të skajshëm serb me mendimin e skajshëm shqiptar?

1.

Me dy muaj vonesë u botuan në gazeta beogradase reportazhe me gjithë fotografi të dasmës së një çifti serb në Prizren. Dhëndri ishte nga Lugano, gjyshi i tij kishte qenë nga Prizreni, nusja qe nga Beogradi dhe e dërguar nga valët e jetës ia behu në Lugano. Martesën civile e kishin bërë në Lugano, dasmën civile në Beograd e celebrimin religjioz në Manastirin e Shën Kryeengjëjve në Prizren, me familjarë nga të dyja palët.