Video

Kuvendin e injoroi Haradinaj, por jo edhe vëllai i tij

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, veprimet e kryeministrit i cili po shkarkon ministra serbë, po i sheh vetëm si veprime për ta humbur vëmendjen kur Qeveria po kalon në krizë.

Por, vëllai i kryeministrit Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, thotë se sot, ministrat serbë po shkarkohen vetëm me një mesazh, e jo si në kohën e Isa Mustafës, kur është dashur që me protesta të shkarkohej Jabllanoviqi, raporton KTV.