Në 45 vjetorin e maturës, ish-nxënësit e “Ali Sokolit” u rikthehen bankave shkollore
2
Shumë prej tyre janë në pension e disa afër pensionimit, por nuk e kanë harruar njëri-tjetrin, edhe pse nuk janë parë plot 45 vjet.
Ish-nxënësit e shkollës së mesme të mjekësisë “Ali Sokoli” në Prishtinë, të shtunën janë takuar sërish në oborrin e shkollës në të cilin kanë shumë kujtime, raporton KTV.
Të gjithë të bashkuar, ata zunë vendet në klasën e tyre. Urimi për shëndet të mirë, ishte më i shpeshti që i bënin njëri tjetrit.
Fotot e vjetra kthejnë kujtesën për ato që përjetuan në kohën sa ishin nxënës.
Disa prej tyre kujtojnë kohën kur revoltoheshin ndaj mësimit në gjuhën serbe.
E të tjerë kujtojnë shokët e klasës që nuk jetojnë më.
Një pjesë e madhe e kësaj gjenerate, punojnë apo kanë punuar në institucione shëndetësore.