Video

Apeli miraton ankesën e SBASHK-ut për kompensimin e orëve të humbura

2
 

Gjykata e Apelit ka miratuar ankesën e SBASHK-ut rreth çështjes së kompensimit të orëve të humbura gjatë grevës 3 javore në arsim.

“Miratohet si e bazuar ankesa e paditëses SBASHK, ndërsa prishet aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë- Departamenti për Çështje Administrative i datës 25.04. 2019 dhe lënda i kthehet gjykatës së shkallës së parë në rigjykim dhe rivendosje”, thuhet në Aktgjykimin e Gjykatës së Apelit, raporton TV Arta.