Video

Misioni i BE-së i jep notë pozitive procesit zgjedhor, pos për serbët

Kanë mbetur të kënaqur me atë që kanë parë deri të dielën në pjesën më të madhe të vendit, me përjashtim të zonave të banuara me shumicë serbe.

Vëzhguesit e zgjedhjeve të parakohshme që erdhën nga shtetet e BE-së, konsiderojnë se frikësimi dhe kërcënimet që serbët të votojnë për Listën Serbe, e ka cenuar procesin, raporton KTV.