Video

Kosova ia ndalon Zvezdës hyrjen për ndeshje ilegale në veri

Ballafaqimi i Kupës së Serbisë ndërmjet Trepçës së Zveçanit e Cërvena Zvezdës, nuk është lejuar të zhvillohet në Kosovë.

Ekipi serb u ndal në pikën kufitare në Jarinje nga Policia e Kosovës dhe forcat speciale ROSU, të cilët nuk kanë lejuar që autobusi me futbollistët e Cërvena Zvezdës dhe tifozët e këtij ekipi, të hyjnë në territorin e vendit tonë, raporton KTV.