Kush sa fitoi në zgjedhjet e 6 tetorit

07 November 2019 19:14

Jashtë legjislaturës së shtatë ka mbetur përfundimisht koalicioni Nisma-AKR-PD. Në bazë të rezultateve përfundimtare, ky koalicion ka marrë 4.98 për qind të votave.

Rezultatet përfundimtare të Nismës dhe të subjekteve të tjera politike, u shpallën të enjten nga Komisioni Qendror Zgjedhor.

Sipas rezultateve, të cilat i prezantoi kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit është Lëvizja Vetëvendosje, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ka rreth 2 për qind më pak se LVV-ja.

Në një konferencë për media, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka bërë të ditur edhe se sa deputetë do të kenë secila prej partive politike.

Rezultatet përfundimtare janë shpallur një muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve. Nga shpallja e rezultateve përfundimtare, subjektet politike kanë të drejtë që 24 orë që të ankohen në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Të ngjashme