Video

Grenelli, në pak ditë, arrin dy marrëveshje Kosovë-Serbi

1
 

Vetëm 4 ditë pas arritjes së marrëveshjes për linjën ajrore Prishtinë-Beograd, Kosova dhe Serbia së shpejti mund të rinisin edhe transportin hekurudhor.

I dërguari special i Trumpit për dialogun Kosovë - Serbi, Richard Grenell, në një bisedë telefonike për gazetën “Koha Ditore”, ka bërë të ditur se është arritur marrëveshja në parim për hapjen e transportit hekurudhor ndërmjet shteteve, raporton KTV.