UP-ja ka zhvendosur afatin e prillit, studentët kërkojnë provime online

23 March 2020 10:24

Menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës ka vendosur që afati i muajit prill për provime të zhvendoset në një periudhë tjetër deri në tejkalimin e pandemisë së koronavirusit.

Në një përgjigje me shkrim për KOHËN, Rektorati ka bërë të ditur se për vendimin zyrtar për këtë çështje studentët dhe stafi do të informohen me kohë.

Aty sqarohen mënyrat se si po funksionon UP-ja këtë kohë, por nuk sqarohet përse provimet nuk mund të realizohen online.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Të ngjashme