Video

Rrënimi i Teatrit në Tiranë shkaktoi përleshje mes qytetarëve e policisë, dhjetëra të arrestuar

Shembja e objektit të Teatrit Kombëtar në Tiranë ka bërë që qindra qytetarë të protestojnë në rrugët e Tiranës, në këtë kohë pandemie.

Gjatë kësaj proteste, e cila filloi mëngjesin e së dielës, pati edhe përleshje mes protestuesve e policisë, derisa një polic është lënduar, e më shumë se 30 persona janë shoqëruar për në stacionin policor, në mesin e tyre edhe artistë.