Video

Qytetarët në Gjakovë mirëpresin lehtësimin e masave, por shumica janë parë pa masa mbrojtëse

Pa maska e dorëza, e pa mbajtur distancë sociale, qytetarë të shumtë kanë vërshuar rrugët kryesore të Gjakovës.

Në ditën kur ka filluar faza e dytë e lehtësimit të masave, është parë një situatë normale në këtë qytet, e edhe sektori i gastronomisë ka filluar punën.