Video

Kurti e quan të papranueshëm aktgjykimin, Thaçi fton për respektim

Vetëvendosje, që udhëheq Qeverinë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, nuk pajtohet assesi me vendimin e Kushtetueses që i dha të drejtë LDK-së të formojë qeverinë e re.

Nga Zyra e Kryeministrisë, Kurti ka shkruar në Facebook se Gjykata Kushtetuese nuk e ka interpretuar, por e ka rishkruar Kushtetutën, sikur të mos kishte fare fitues të zgjedhjeve, raporton KOHA.