Video

SHBA-ja e BE-ja e mirëpresin aktakuzën e Speciales, e vlerësojnë hap pozitiv

1

Reagime të shumta ka pasur pas njoftimit se Zyra e Prokurorit të Specializuar dorëzoi aktakuzën ndaj presidentit Hashim Thaçi e ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

Përmes një përgjigjeje me shkrim, Ambasada e ShBA-së dorëzimin e aktakuzës e ka cilësuar “hap përpara në procesin e drejtësisë dhe të pajtimit në Ballkanin Perëndimor”.