Video

Hoti thotë se vendi është në rrezik nga vala e dytë e koronavirusit

1

Në tri ditët e fundit numri i testimeve për Covid-19 në Kosovë ka rënë për gjysmë, krahasuar me numrin e testimeve në javët e kaluara. Por, gjatë kësaj kohe është shtuar numri i të infektuarve.

Vetëm gjatë të dielës janë marrë 202 mostra për testim, e prej tyre kanë rezultuar pozitivë 87 persona. Ky trendi i rritjes së numrit, me gjithë testimet më të pakta, ka qenë gjatë gjithë javës së kaluar, raporton KOHA.