Video

BE-ja ia dhuron Kosovës 6 mijë teste për COVID-19, Zemaj kërkon unitet për hir të shëndetit

1

Thirrje që të respektohen masat të cilat kanë hyrë në fuqi një ditë më parë, ka bërë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili tha se qëndrimet politike nuk janë të rëndësishme në këtë kohë pandemie.

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e së mërkurës, ka vendosur 28 masa për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. E gjatë ceremonisë së pranimit të një donacioni nga Bashkimi Evropian, këtë të enjte, Zemaj ka thënë se më i rëndësishëm është shëndeti sesa politika dhe se qytetarët nuk duhet të dëgjojnë thirrjet për mosrespektim të vendimeve nga Qeveria. Zemaj shtoi se ky donacion i BE-së nuk është i vetmi e as i fundit, raporton KOHA.