Video

Hoti dhe Odat Ekonomike u kërkojnë deputetëve votimin e projektligjit për rimëkëmbje ekonomike

1

Rimëkëmbja ekonomike ka qenë shkaku që u bënë bashkë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, me kryetarin e Odës Ekonomike, Berat Rukiqi, dhe drejtorin ekzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka.

Të tre janë shprehur optimistë se votimi i Projektligjit për rimëkëmbje krijon mundësinë që të ndihmohet ekonomia kosovare e madje, edhe hapjen e vendeve të reja të punës.