Video

Presidenti cakton 29 nëntorin ditë zgjedhjesh në Podujevë e Mitrovicë Veriore

1

Kutive të votimit do t’iu drejtohen qytetarët e Podujevës dhe të Mitrovicës së Veriut më 29 nëntor. Vendimin për ditën e zgjedhjes së kryetarëve të dy komunave e ka bërë të ditur presidenti Hashim Thaçi.

Në njoftimin e zyrës së tij thuhet se “organizimi dhe mbajtja e zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Podujevës dhe për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut duhet të bëhet në koordinim dhe bashkërendim me institucionet përkatëse, në pajtim me Ligjin nr. 07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës”.