Video

Telekomit i bllokohen llogaritë, Apeli lë në fuqi vendimin në favor të Z-Mobile

1

Në javën kur pritej që të arrihej një marrëveshje mes Telekomit dhe Z-Mobile për shlyerjen e borxhit brenda 2 vjetëve, kjo e fundit ia ka bllokuar llogaritë bankare.

Bllokimi ka ndodhur pasi Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Themelores për njohjen e vendimit të Arbitrazhit.

Veprimi i Z-Mobile, sipas Telekomit, ka qenë veprim i papritur para arritjes së marrëveshjes dhe se ka rrezikuar funksionimin e ndërmarrjes.