Video

Deputetët: Në Merdar s’ka asnjë shenjë se aty është Kosova

1

Moszbatim të marrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kanë vërejtur anëtarët e Komisionit parlamentar për çështje të sigurisë gjatë një vizite në pikën kufitare në Merdar.

Ata kanë thënë se këtu nuk kanë parë asnjë shenjë që tregon shtetësinë e Kosovës, transmeton KOHA.

Pas vendosjes së palës serbe në objektin e ri, që është financuar nga Komisioni Evropian, deputetët e Kosovës thonë se përveç afërsisë fizike nuk ka asnjë bashkëpunim ndërmjet policisë së dy vendeve.