Video

Shtyrje fizike mes deputetëve në Kuvend, në interpelancën për të pagjeturit

1

Deri në shtyrje fizike ka përshkallëzuar debati për personat e pagjetur ndërmjet deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Në pamje shihen shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, dhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Mimoza Kusari – Lila, teksa përplasen verbalisht, ndërsa më pas grumbullohen edhe deputetë të tjerë, duke përfshirë edhe ata të LVV-së.