Video

Rreth 44 për qind e të testuarve në IKSHPK dalin pozitivë me COVID-19

1

Rreth 44% e të testuarve për COVID-19 kanë rezultuar pozitivë në 24 orët e fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, nga 1 mijë e 930 mostra të testuara në laboratorin e tyre, 855 persona janë konfirmuar me virus. Derisa edhe numri i rasteve me fatalitet ka vazhduar të jetë i lartë. Vetëm në 24-orëshin e fundit, 11 persona të infektuar me COVID-19 kanë vdekur. Mosha mesatare e atyre që humbën betejën me këtë virus ishte rreth 70.