Video

Mbrojtja dhe Prokuroria përplasen për fillimin e gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

1
 

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi vetëm kanë dëgjuar përplasjet e mbrojtjes e të Prokurorisë që nuk pajtoheshin për afatin e mundshëm për nisjen e gjykimit ndaj tyre.

Megjithëse nga Zyra e Prokurorit të Specializuar kanë thënë së nuk duan të flasin për data, prokurori Alan Tiger ka përmendur synimet e tyre për të nisur këtë gjykim.