Video

Banorë të Kosovës ia mësyjnë Bujanocit për ta marrë vaksinën anti-Covid

1
 

Interesim i madh i qytetarëve nga Kosova është vërejtur në Qendrën e vaksinimit kundër COVID-19 në Bujanoc. Madje për t’u vaksinuar qytetarë të shumtë ia kanë mësyrë kësaj komune në mënyrë të organizuar, duke shkuar me autobusë.

Mediat serbe që nga e mërkura kanë raportuar se në Qendrën Shëndetësore në Bujanoc janë duke u vaksinuar edhe shqiptarë nga Kosova. Sipas tyre, ata kanë arritur në Bujanoc të enjten me dhjetëra autobusë nga Ranillugu, Gjilani, Kamenica e zonat e tjera përreth, e të premten kanë shkuar rreth 300 persona.