Video

Bëhen homazhe në 23-vjetorin e masakrave të Likoshanit dhe Qirezit

1
 

Krerë institucionesh e liderë politikë të dielën kanë bërë homazhe te varrezat në Likoshan dhe Qirez të Drenicës, ku 23 vjet më parë u vranë 24 civilë të pafajshëm nga forcat serbe.

Nga atje, ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, bëri thirrje për drejtësi, derisa tha se duhet të nderohet sakrifica e të rënëve të cilët kanë paguar çmim të lartë për lirinë e Kosovës.