Video

Lajçaku flet për marrëveshje të shpejtë, Osmani për kompromise të mjaftueshme

1
 

I dërguari i BE-së e sheh të mundshme arritjen e marrëveshjes finale gjatë mandatit Kurti-Osmani. Këtë qëndrim e ka shprehur pas takimit me ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, në ditën e dytë të vizitës në Prishtinë. Derisa Lajçaku ka kërkuar përkushtim prej palëve në negociata, ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova nuk mund të shkojë përtej kompromiseve të bëra deri më tani

Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, është optimist se marrëveshja finale Kosovë-Serbi mund të arrihet brenda mandatit Kurti-Osmani. Në ditën e dytë të vizitës në Prishtinë, diplomati sllovak ka takuar ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani. Sipas Lajçakut, marrëveshja mund të jetë çështje muajsh, ndonëse nuk ka treguar se a ka ndonjë propozim për zgjidhjen finale, nëse palët ngecin.

“Ky proces mund të përfundojë në disa muaj, por s’është çështje vitesh. Është mes Kosovës e Serbisë të caktojnë sa shpejt duhet ta kryejnë këtë. Nëse duan takime mujore, apo javore ne jemi aty për t’i organizuar. S’do të marrë shumë kohë, shumë vjet nëse ka përkushtim. Po mendoj se mund ta kompletojmë këtë proces me marrëveshje gjithëpërfshirëse gjatë mandatit të Kurtit dhe Osmanit. Nuk shoh pengesa në këtë rrugë”, ka theksuar Lajçaku.